Shkarkimi i Bushatit, Braho: Socialistët shkelën ligjin

Mazhoranca ka shkelur ligjin më votimin e dekretit të shkarkimit të Ditmir Bushatit. Socialisti Spartak Braho, i cili gjatë votimit abstenoi, shpjegon veprimin e tij për A2 CNN. “Ai dekret ishte antikushtetues, edhe për faktin që erdhi 3-4 ditë me vonesë. Ai dekret kishte rënë, për çfarë do të votoja? Juristi ndjek logjikën dhe unë abstenova. Me logjikën time, deputetët e tjerë kanë shkelur ligjin”, tha Braho.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN