Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shkarkimi i Metës, Balla: Venecia rikonfirmoi se Meta shkeli Kushtetutën

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 12:23 | Politikë
Shkarkimi i Metës, Balla: Venecia rikonfirmoi se Meta shkeli

Sipas Taulant Ballës, Komisioni i Venecias rikonfirmoi se presidenti nuk respektoi Kushtetutën dhe ligjin me dekretin për të anuluar ditën e zgjedhjeve.

Balla tha se, sipas tij, Komisioni i Venecias ka konfirmuar gjetjet e socialistëve dhe se presidenti shkeli kushtetutën dhe cenoi të drejtën për të zgjedhur dhe i mbetet Komisionit Hetimor të vlerësojë nëse jemi në kushtet për shkarkimin e kreut të shtetit.

“Raporti përfundimtar, i cili sapo është miratuar në unanimitet të plotë, vlerëson faktin që asnjë parti politike nuk ka të drejtë dhe nuk mund të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve. Ky është një mësim i marrë nga rasti i Shqipërisë dhe që ka vlerë edhe për raste të tjera. Ajo që është e rëndësishme, opinionit përfundimtar, është se zgjedhjet e 30 qershorit, janë zgjedhje të zhvilluara tërësisht në respekt të Kushtetutës dhe tërësisht demokratike”.

A2: Ju do të vazhdoni me procesin për shkarkimin e presidentit?

Taulant Balla: Komisioni për shkeljet e Presidentit ka një dokument që iu kërkua ky opinion dhe në vlerësimin tim, Komisioni i Venecias ka konfirmuar gjetjet tona që veprimet e Presidentit kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe të ligjit dhe për pasojë i mbetet Komisionit të Posaçëm të vlerësojë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë