Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shkarkimi i presidentit, Balla: Meta ka shkelur Kushtetutën, Kuvendi ka sovranitetin e duhur

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 11:25 | Politikë

Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se prej së premtes është institucionalizuar kërkesa e më shumë se 1/4-tave të deputetëve që kanë depozituar për fillimin e procedurës së shkarkimit të presidentit Meta.

Balla u shpreh se Meta ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës elektorale. “Presidenti, para dhe gjatë fushatës, ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Duke u nisur edhe nga një rezolutë e mëparshme e Kuvendit që i kërkon presidentit të rikthehet në binarët e përcaktuar nga kushtetuta, ai nuk ka reflektuar. Ai ka vazhduar të kryejë veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Kuvendi do të shprehet me një vendim në ditët në vijim.

https://a2news.com/2021/05/03/partia-socialiste-mbledh-47-firma-deputetesh-per-te-shkarkuar-ilir-meten/

Kjo kërkesa do të kalojë më pas në Komisionin e Ligjeve, i cili duhet të shprehet nëse kërkesa i plotëson kriteret ligjore dhe më pas do të duhet të ngrihet komisioni hetimor parlamentar, i cili do të hetojë. Kuvendi e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri më 8 korrik”, u shpreh Balla.

Sa i përket kërkesës së parë për shkarkimin e Metës, Balla u shpreh se vendimtar ka qenë opinioni i Komisionit të Venecias.

https://www.youtube.com/watch?v=LqJ1GW4gs_U&t=2s

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu