Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shkarkimi i Presidentit, Meta do të thirret në shtator në komision

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 15:27 | Politikë
Shkarkimi i Presidentit, Meta do të thirret në shtator në

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e tij të parë, i përqendruar totalisht në aspektet procedurale. Sipas rregullores së Kuvendit dhe ligjit për komisionet hetimore, Presidenti i Republikës është i detyruar të paraqitet në një seancë kur të thirret nga Kuvendi.

Sipas të gjitha gjasave, Meta do të thirret në shtator për të mbrojtur qëndrimin e tij, e nëse ai nuk pranon të marrë pjesë, atëherë mund të thirret me forcë.

https://a2news.com/2019/07/10/shkarkimi-i-presidentit-sot-nis-puna-e-komisionit-hetimor/

Në mbledhje u caktuan se relatorët do të jetën Halit Valteri dhe Alket Hyseni, ndërsa Klotilda Bushka do të jetë sekretarja e komisionit.

Raportin me gjetjet për shkarkimin e Presidentit pritet që të mbërrijë kështu në Kuvend në vjeshtë dhe brenda pesë ditës nga votimi, për të cilin socialistët duket deri tani se i kanë votat, Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet për verdiktin përfundimtar.

https://a2news.com/2019/07/08/rama-meta-ka-luajtur-deri-ne-fund-me-zjarrin-duhet-hetuar-dhe-ndeshkuar-nga-ky-kuvend/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu