Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shkarkimi i Trump, demokratët: Do të ngremë akuza ndaj presidentit

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 17:05 | Bota
Shkarkimi i Trump, demokratët: Do të ngremë akuza ndaj

Hetimi i Kongresit për shkarkimin e presidentit amerikan po hyn në një fazë të re. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi njoftoi se ligjvënësit do të ngrenë zyrtarisht akuzat kundër kreut të Shtëpisë së Bardhë për abuzim me pushtetin.

 “Faktet janë të pakontestueshme. Presidenti abuzoi me pushtetin për përfitime politike personale në dëm të sigurisë kombëtare duke penguar ndihmën ushtarake dhe duke përdorur një takim kyç në Zyrën Ovale në këmbim të nisjes së një hetimi për rivalin e tij politik”, deklaroi Pelosi.

https://a2news.com/2019/11/13/proces-historik-nisin-degjesat-publike-ne-hetimin-per-shkarkimin-e-trump/

Deklarata e saj e fortë vjen pasi Komisioni i Drejtësisë i Dhomës së Deputetëve konsideroi ngritjen e akuzave ndaj presidentit republikan. “Demokracia jonë është në rrezik. Presidenti nuk na la zgjedhje tjetër përveçse të veprojmë pasi ai po përpiqet të manipulojë zgjedhjet, edhe njëherë, për përfitime vetjake”, vijoi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve.

https://a2news.com/2019/10/31/kongresi-zyrtarizon-rregullat-per-procedurat-e-shkarkimit-te-trump/

Ndërkohë, hetimet e demokratëve për shkarkimin e Trump janë bazuar në telefonatën mes presidentit amerikan me homologun ukrainas, të cilit i kërkon të nisë një hetim për të dëmtuar kandidatin Joe Biden.

https://a2news.com/2019/09/23/akuzohet-se-i-beri-presion-ukraines-per-te-hetuar-biden-demokratet-kerkojne-shkarkimin-e-trump/

Zyrtarë të shumtë kanë dëshmuar në seancat e hapura të Kongresit, duke konfirmuar jo në mënyrë të drejtpërdrejtë presionin e kreut të Shtëpisë së Bardhë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë