Shkencëtarët në Singapor, studim gjenetik për të arritur më shpejt vaksinën

Zgjidhja kundër pandemisë koronavirus mund të vijë nga Singapori. Shkencëtarët atje kanë zhvilluar një mënyrë të re për të gjurmuar ndryshimet gjenetike, gjë e cila përshpejton testimin e vaksinave kundër Covid-19, që ka vrarë mbi 17 mijë persona në të gjithë botën. Studiuesit në Shkollën Shtetërore të Mjekësisë në Singapor, theksojnë se teknika e tyre ka nevojë vetëm për pak ditë për të vlerësuar një vaksinë potenciale dhe efektshmërinë e saj. Kjo shkollë është zgjedhur nga firma amerikane “Arcturs Therapeutics” për të testuar zbulimet në luftën kundër pandemisë.