Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Shkodër, shtohen rastet me diabet, ekzaminohen 3-4 persona çdo ditë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 15:06 | Sociale

Diabeti po prek gjithnjë e më shumë persona, duke rritur në mënyrë të frikshëm numrin e personave të prekur nga kjo sëmundje.

Në rrethin e Shkodrës, konstatohen çdo ditë 3-4 raste të reja të personave me diabet, madje nuk mungojnë as rastet kur pacienteve u kanë filluar efektet e sëmundjes, të cilën nuk e dinin që e kishin për shkak të mungesës së kontrollit periodik shëndetësor.

Në ditën botërore kundër diabetit, vijnë shifra shqetësuese të personave të prekur nga kjo sëmundje në rrethin e Shkodrës. Përveç rasteve që konstatohet si sëmundje nuk kanë munguar as rastet kur personat kanë qenë në fazën e efekteve dhe pasojave të kësaj sëmundje, pra në një fazë të avancuar të sëmundjes, çka tregon për neglizhencën e treguar në mos kontrollin periodik shëndetësor. Kequshqyerja, mungesa e aktivitetit fizik dhe trashëgimia janë ndër shkaqet kryesore të përhapjes së kësaj sëmundje.

Endokrinologia Lindita Mlloja është alarmuar.  “Edhe në Shkodër ka një rritje të frikshme të rasteve të personave me diabet për herë të parë. Shohim të paktën 3-4 raste çdo ditë”.

Mjekja këshillon për një jetë të shëndetshme dhe me aktivitet fizik, ashtu sikurse apelon që personat të kryejnë periodikisht kontrollet mjekësore.

Gjithashtu ajo apelon që personat e prekur të mos marrin ilaçe në farmaci pa u këshilluar më parë me mjekun.

“Ka raste që vetë-mjekohen, ose marrin ilaçet e njërit tjetrit.  Kjo është shumë e dëmshme sepse dhe mjekimi është në varësi të moshës, të aktivitetit fizik dhe dietës. Medikamentet vijnë pas ndryshimit të stilit të jetesës”, thotë Mlloja.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë