Shkodra mes gëzimeve dhe hidhërimit, flasin “legjendat”

Një shekull histori, një shekull suksese, e kanë bërë emrin e Vllaznisë shumë të nderuar dhe të respektuar në mbarë vendin por edhe jashtë tij. Megjithatë, Vllaznia e futbollit të sotëm duket se nuk është më krenari. Momentet e vështira që ajo po kalon, kanë bërë që sportdashësit e apo legjendat e këtij qyteti të jenë të pezmatuar për të.
Në të njëjtën situatë është edhe një prej figurave të shquara të kësaj skuadre në vitet ’70- ’80, Hysen Dedja.
“Nuk është Vllaznia që është këtë vit, por janë 10 vite. Kemi patur gjithmonë dëshirën të fitojmë dhe të marrim trofe, edhe në futbollin e lagjeve dhe ndërmarrjeve. Sot ka hy një psikologji jashtëzakonisht e keqe ku pretendojmë vetëm mos të biem një kategori më poshtë, ka patur abuzim të madh në menaxhim”, thotë Dedja.
Në prononcimet e tij për A2CNN, ata vënë gishtin mbi plagë duke ja adresuar këtë tragjedi drejtuesve të klubit shkodran.
Vllaznia ndodhet aktualisht në kategorinë e parë atje ku kryeson grupin A me sytë nga ngjitja në kategorinë superiore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN