Shkodra “zonë e kuqe”, distancimi dhe masat parandaluese janë harruar

Qyteti i Shkodrës, edhe pse mbetet një ndër zonat e kuqe për shkak të zinxhirit të infektimit me koronavirus, duket se i është rikthyer normalitetit të plotë. Edhe pse në këtë qytet shënohen çdo ditë raste të reja të personave të infektuar, kjo gjë duket se nuk i ka penguar shkodranët që të hënën të rinisin jetën normalisht. Rrugët e qytetit kanë pasur fluksin normal të njerëzve, të cilët kanë dalë sa për punë aq edhe për xhirot rutinë.