Shkolla mes pandemisë, miliona nxënës në Europë e botë rikthehen në banka

Një vit i ri shkollor, krejt i ndryshëm nga të tjerët, nisi mëngjesin e 1 shtatorit në shumë shtete europiane. 12.4 milionë nxënës në Francë iu drejtuan bankave të shkollës pas pushimeve të gjata verore. Presidenti Emmanuel Macron tha se sfidat janë të panumërta, por ai u bëri thirrje të gjithëve të tregojnë të njëjtën përgjegjësi si në muajt paraardhës.