Shkollat “rinisin” mësimin. Kthehen orët e plota, problem janë ambientet dhe turnet

Nga kjo e hënë, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme kthehen më orë mësimi të plota. Reagimi i prindërve me anë të një peticioni, bëri që Ministria e Arsimit të tërheqë vendimin për reduktimin e orëve. Ndonëse orët u rikthyen më të plota, sërish në një pjesë të shkollave, turni i dytë është i pashmangshëm. Grupi i parë i nxënësve do të mësojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në 12:20 të drekës, ndërsa grupi i dytë nga ora 12:30 deri në 16:30 të pasdites.