Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shkon në 10 numri i personave të prekur nga koronavirusi, një në Durrës

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 12:37 | Aktualitet
Shkon në 10 numri i personave të prekur nga koronavirusi, një

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus.

“Deri sot, janë testuar 114 raste të dyshuar, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitiv. Këtu, janë dy të sëmurët e parë, 6 persona të tjerë që kanë pasur kontakte me këta dy të sëmurë dhe kemi edhe dy raste të reja që nuk kanë lidhje me dy rastet e para. Një i sëmurë është i shtruar në Spitalin Infektiv dhe që ka histori udhëtimi një ditore në Milano. Po ashtu, kemi edhe një person tjetër, i cili është i shtruar në Spitalin e Durrësit”, tha zëvendësministrja.

Rakacolli bëri të ditur se deri tani janë testuar në total 114 persona, nga të cilët 10 kanë rezultuar pozitivë.

“Evitoni kafet, restorantet dhe kufizoni transportin publik, po ashtu evitoni edhe lëvizjet ndërqytetëse”, u bëri thirrje qytetarëve Rakacolli.

“Do të ketë shtim te rasteve. Jemi në fillimet e një pandemie botërore. Është trefishuar numri  i personave që telefonojnë 127. Ka një shpërndarje të shpejtë të virusit. Qëndroni në shtëpi, që të dalim më lehtë nga kjo situatë. Kina e ndaloi. Këtë gjë duhet të bëjmë edhe ne. 80% e njerëzve s’shfaqin simptoma. Edhe unë mund të jem i infektuar, askush nuk e di. Respektoni rregullat, shmangni lëvizjet që ta kalojmë sa më shpejt”, u shpreh Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu