Shoferët e Uber dhe Lyft nisin grevën

Shoferët e Uber kanë ndalur punën kanë nisur grevën në shumë vende të botës. Kushte më të mira pune si dhe paga më të larta janë edhe kërkesat kryesore të tyre. Uber pritet të dalë publikisht të premten në bursën e Nju Jorkut. Uber dhe rivali i tij Lyft kanë argumentuar se shoferët e tyre janë kontraktorë të pavarur. Ky status do të thotë që punëtorët në shumë vende nuk përfitojnë të drejta të barabarta.