Shoqëria Civile prezanton propozimet për partitë në prag të zgjedhjeve

Për herë të parë, shoqëria civile i paraqiti partive politike prioritetet për përmirësimin e situatës në shumë sektorë, si ekonomia, qeverisja dhe demokratizimi; shëndeti dhe siguria ushqimore; të drejtat e njeriut etj. Propozimet e grupimeve të ndryshme u bënë gjatë forumit kombëtar “Qeverisje për ndryshim: propozime të shoqërisë civile”. Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca vlerësoi një nismë të tillë që shërben si urë mes politikës dhe qytetarëve.