Shpallja e emergjencës, Sevrani: Vendim i duhur, jemi njësoj vitet e tjera për prodhimin dhe importin e energjisë

Drejtori i Divizionit Tregtar në OSHEE, Elton Sevrani e cilësoi si të duhur vendimin e qeverisë për të shpallur situatën e jashtëzakonshme energjetike.

Sipas Sevranit, prodhimi dhe importi i energjisë në Shqipëri është i njëjtë me vitet e mëparshme, por ajo që është ndryshe këtë vit është rritja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare që disa herë ka arritur shifra 2-3 herë më të larta.