Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shpenzimet për shëndetësinë, investime pa strategji. Covid u përballua nga xhepat e qytetarëve

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 16:27 | Aktualitet
Shpenzimet për shëndetësinë, investime pa strategji. Covid u

Pandemia e Covid-19 detyroi të gjithë botën të rrisë ndjeshëm shpenzimet për shëndetësinë, për të trajtuar të prekurit nga koronavirusi. Edhe në vendin tonë, sipas një raporti të OECD mbi impaktin e virusit në Shqipëri, qeveria angazhoi të paktën 14.2 miliardë lekë, apo mbi 117 milionë euro, për kurimin, pajisjet mjekësore, rritjen e pagave për stafin mjekësor dhe paketat e pagave të luftës. Por edhe në këtë rast, sipas ekspertit për menaxhimin shëndetësor, Erion Dasho, ndërhyrja në shëndetësi ka qenë e cunguar dhe nuk do t’i shërbejë sistemit pas përfundimit të pandemisë.

Shëndetësia në Shqipëri vuan nga mungesa e stafit mjekësor, pajisjeve dhe kushteve të nevojshme spitalore. Shifrat raportojnë se aktualisht në vend për 1000 banorë përgjigjen 1.2 mjekë, një shifër kjo 14% më e ulët krahasuar me vitin 2000 dhe shifra më e ulët krahasuar me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shëndetësia vazhdon t’i kushtojë shumë edhe xhepave të  qytetarëve, ku për thuajse çdo vizitë dhe trajtim mjekësor, ata paguajnë edhe nëse janë të siguruar.

Një individ i punësuar me pagë mesatare i paguan çdo vit shtetit në formën e  kontributeve shëndetësore rreth 36 mijë lekë, ndërkohë që shpenzimet nga shteti për frymë për shëndetësinë rezultojnë më pak 23 mijë lekë në vit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani