Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Shpërdorim detyre”, Prokuroria verifikon 3 eksponentë të mazhorancës

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 19:24 | Politikë
“Shpërdorim detyre”, Prokuroria verifikon 3 eksponentë

Prokuroria e Tiranës ka nisur një verifikim hetimor për tre emra të njohur të mazhorancës socialiste, me akuzën “shpërdorim detyre”.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshin, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe zv/kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku. Ndërkohë që Peleshi dyshohet se ka lejuar futjen në vend të një insekticidi të rrezikshëm, të quajtur “Silicon-Mix”, dy socialistët e tjerë dyshohen për abuzime me shpenzimet gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

https://a2news.com/2019/09/04/zhbllokoi-pesticidin-e-demshem-kryeprokurorja-kerkon-hetimin-e-niko-peleshit/

Për këto shpenzime, Gjonaj dhe Mazniku kanë qenë gjithashtu nën sulmin e opozitës, e cila ka akuzuar vazhdimisht organin e Akuzës se nuk po vepron, duke mbrojtur politikisht eksponentët e mazhorancës.

https://a2news.com/2019/09/04/faturat-e-shtrenjta-te-hoteleve-nisin-verifikimet-per-ministren-dhe-nenkryetarin-e-bashkise/

Gjonaj është ministre e Qeverisë Rama. Peleshi është anëtar i Kryesisë socialiste, ndërsa Mazniku është një nga strategët e fushatave të PS-së, si dhe njeri i besuar i kryebashkiakut Veliaj.

https://a2news.com/2019/08/26/hoteli-luksoz-reagon-gjonaj-fatura-eshte-per-dy-nete-jo-per-nje/

Mbetet për t’u parë nëse hedhja në veprim e Prokurorisë është vetëm një show, siç shpesh e akuzon opozita. Por nëse verifikimi hetimor do të prodhojë rezultate, kjo do të jetë një tjetër goditje për imazhin e Kryeministrit dhe mazhorancës socialiste.

A2 CNN Livestream

Dita jonë