Shpërthen Haradinaj: Presidenti i ka bërë dëme të mëdha Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj flet pa dorashka dhe lëshon kritika të rënda ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Shefi i qeverisë tha se idetë e Thaçit kanë dëmtuar vendin.
“Presidenti i ka bërë dëme të mëdha vendit në lidhje me idetë e tij për dialogun, me avancimet për ndarjen e Kosovës, diskutimet e tij na kanë sjellë në gjendjen që jemi sot”, tha Haradinaj.
Më tej ai nuk i kurseu kritikat edhe për anëtarët e koalicionit qeverisës.
“Për Vesilin, Limaj etj, pse kaq shpejt kaq shpejt të pranojmë kushtet e Serbisë, unë i kam thënë po pezullimit, por pasi të kemi parë çfarë përmban marrëveshja”, deklaroi kryeministri kosovar.
Në një kundërpërgjigje për këtë qëndrimit të Haradinajt, kryeparlamentari Kadri Veseli kërkoi që Kosova të respektojë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, këto përplasje të ashpra vijnë pas vizitave të delegacionit të administratës amerikane dhe atij të Bashkimit Evropian në Prishtinë. Përfaqësuesit e Uashingtonit dhe Brukselit ripërsëritën kërkesën e tyre për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Shkarkoni aplikacionin e A2