Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Shpërthen” Murrizi ndaj Lleshajt: Dyshoj se bashkëpunëtorët i keni në aeroport

Nga A2 CNN
18 Prill 2019, 11:01 | Politikë
“Shpërthen” Murrizi ndaj Lleshajt: Dyshoj se

Pasi ministri Lleshaj dha sqarimi në lidhje me grabitjen e Rinasit në interpelancën e kërkuar ngë deputetët e opozitës në Kuvend, fjalën e mori deputeti Myslym Murrizi, i cili nuk u “kursye” në fjalën e tij ndaj ministrit, madje ai shpreh se ka dyshime se informatorët janë punonjës të TIA-s.

“Nuk iu shtyn fare kureshtja që rreth 780 punonjës të aeroportit, 95 përqind e tyre janë nga zona me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri? Unë dyshoj që grabitja ka pasur informator nga brenda, pasi i gjithë procesi ka ndodhur për 2 minuta e 49 sekonda, sipas kamerave të regjistruara”, tha ndër të tjera Murrizi.

Ndërkohë, më herët, Lleshaj u shpreh se ngjarja është nën hetim dhe deri tani janë siguruar provat që janë shpresë të madhe për ta zbardhur atë.

“Policia ka reaguar shumë shpejt, por duke e marrë njoftimin nga rrugë të tretë dhe jo nga ata që e kishin për detyrë për ta bërë një gjë të tillë dhe më tej janë angazhuar të gjitha strukturat. Por ka qenë një krim i organizuar mirë dhe pati një përpjekje për të devijuar vëmendjen me një makinë të djegur. Ngjarja është nën hetim dhe deri tani janë siguruar provat që japin shpresë të madhe për të zbardhur ngjarjen. Besohet fortë se kjo është episodi e një serie ngjarjesh me të njëjtët autorë”, tha Lleshaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani