Një shpërthim i madh vrau katër vetë dhe plagosi pesë të tjerë në një tubacion gazi në një kantier ndërtimi në Rumani. Zjarri është shuar dhe të plagosurit janë dërguar në spital, njoftuan autoritetet, që janë duke hetuar për shkaqet e shpërthimit. Ky ishte rasti i fundit i një shpërthimi që ndodh në Rumani, ndërsa vazhdimisht janë raportuar ngjarje të ngjashme apo për zjarre masive. (A2 Televizion)