Shpërthimi në Bejrut, pamje dramatike nga kryeqyteti i Libanit

Video të tjera po shpërndahen online në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që tronditi kryeqytetin e Libanit pasditen e së martës.

Në video shihet qartë se shumë njerëz janë lënduar dhe qindra banesa janë dëmtuar edhe pse kanë qenë larg nga epiqendra e shpërthimit.