Shpërthimi në Bejrut, protestuesit antiqeveritarë përleshen me policinë

Bejruti i gjunjëzuar nga shpërthimi katastrofik i së martës, përfshihet nga protestat anti qeveritare. Manifestuesit u përleshën me forcat e sigurisë pranë godinës së parlamentit, ndërsa polica u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Demonstruesit janë të zemëruar nga shpërthimi shkatërrues, i cili sipas zyrtarëve u shkaktua nga 2750 ton nitrat amoni i magazinuar në mënyrë të pasigurt që prej vitit 2013. Shumë në Liban fajësojnë neglizhencën e qeverisë për ngjarjen ku mbetën të vrarë të paktën 137 persona dhe u plagosën rreth 5 mijë të tjerë. Lagje të tëra në kryeqytetin e Libanit u rrafshuan si pasojë e shpërthimit, me shtëpi e biznese që u reduktuan në rrënoja.