Shpjegimi i ekspertit të CNN: Si ndihmojnë antitrupat në luftimin e koronavirusit?

Antitrupat janë proteina në gjak që ngjiten te viruset. Ato kufizojnë infeksionin dhe thërrasin qelizat e bardha të gjakut të sulmojnë dhe eliminojnë virusin. Në shumë raste, nëse trupi has sërish në të njëjtin virus, sistemi imunitar ka antitrupa të mbetura që kujtojnë infeksionin e kaluar. Këto qeliza mund ta luftojnë direkt virusin ose të prodhojnë antitrupa të tjerë që ndihmojnë në parandalimin e infeksionit.