Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shqetësim, infektimet në shkolla në Paris: Shumë viktima mes prindërve

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 12:56 | Bota
Shqetësim, infektimet në shkolla në Paris: Shumë viktima mes

Një valë vdekjeprurëse e infektimeve me Covid-19 në shkollat e Parisit, po shqetëson banorët atje. Zona e Seine-Saint-Denis, në periferinë veriore të kryeqytetit regjistron shifrat më të larta të infektimeve, duke detyruar nxënësit të kërkojnë mbylljen e shkollave.

Stafi i shkollës së mesme, Eugene Delacroix, thotë se i kishte dërguar një letër presidentit Emanuel Macron të hënën, për të kërkuar mbyllje të institucionit për shkak të përhapjes së Covid-19, që lidhet me vdekjen e 20 prindërve. 22 klasa, apo 1/5 e totalit janë mbyllur si pasojë e koronavirust. Ministri i Arsimit tha të premten se sipas masave të reja, një klasë do të kalojë në mësim online nëse do të ketë një të infektuar mes nxënësve.

“Për ne, e vetmja përgjigje është mbyllja e shkollave. Nuk ka zgjidhje tjetër.  Është shqetësuese. Në fillim nuk ishim në dijeni të rrezikut që na kanosej këtu, e vinim pa e ditur se njerëz kishin vdekur nga Covid-19”.

Në nivel kombëtar numri i rasteve me koronavirus  në javë është  362 për 100 mijë banorë. Ne Seine-Saint-Denis, shifrat arrijnë në 790 sipas të dhënave zyrtare. Franca ka regjistruar më shumë se 4.5 milionë raste e gati 100 mijë vdekje nga Covid-19. Javën e kaluar, presidenti Emanuel Macron mbrojti vendimin për të mos shpallur një izolim të plotë kombëtar, e për t’i mbajtur shkollat të hapura, por tha se me gjasë do të nevojiten kufizime të mëtejshme. Epidemiologët paralajmërojnë se situata po del jashtë kontrollit, me shtim të hospitalizimeve në terapitë intensive.

A2 CNN Livestream

Dita jonë