Shqipëri-Kosovë, kontrolli në pikat kufitare i pamundur për të gjithë

Sezoni turistik veror është në pikun e tij e udhëtimi në Shqipëri gjatë fundjavave dhe muajit gusht ka qenë për thuajse një dekadë zgjedhje e shqiptarëve të Kosovës. Fluksi i madh i qytetarëve që hyjnë në Shqipëri është i madh ndërsa kontrollet në kuadër të koronavirusit bëhen edhe më të vështira. Këtë e konfirmon dhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Faik Hoti.