Shqipëria dhe Holokausti, shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi nazist – A2

Shqipëria dhe Holokausti, shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi nazist

Fëmijë të shpëtuar nga torturat naziste, familje hebreje të arratisura nga vdekja dhe shqiptarë që i hapën dyert atyre, janë fytyra e ekspozitës së fundit të çelur në kryeqytet.

Portrete të kësaj historie që rrëfehet përmes fotografive të realizuara nga Norman Gershman bëhen bashkë me dokumente që rrëfejnë përpjekjen qytetare, por edhe zyrtare të shqiptarëve që shpëtuan jo pak hebrenj nga furrat e vdekjes.