“Shqipëria ka rrugë të gjatë për të mposhtur virusin”, Dollenberg: Vatra kryesore, fëmijët

Shqipëria ka rrugë të gjatë përpara për të mundur pandeminë. Kështu u shpreh në studion e Ditari në A2 mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Meta Dollenberg, e cila shton se në vendin ku jeton aktualisht pandemia është tejkaluar. Këtë mendim mjekja e bazon te numri i ulët i vaksinimit, përkundër vendeve të tjera.