Shqipëria marrëveshje me OBSH-në, Manastirliu: Çfarë themi në letër ta bëjmë realitet

Qeveria shqiptare do të nënshkruajë sot një marrëveshje me OBSH-në për të forcuar kapacitetet, për të kontrolluar epideminë dhe për të forcuar inovacionin dhe digjitalizimin në përmirësimin e aksesit në shërbimet spitalore. Lajmi u dha nga ministrja Manastirliu në konferencën ë përbashkët për shtyp me drejtorin e OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.