Shqipëria me 4 rajone, Çupi: Ligji shkel Kushtetutën, bëhet për qëllime elektorale

Pas ndarjes territoriale të miratuar në nisje të mandatit të parë të socialistëve, duket se një tjetër ndarje do t’i bëhet territorit dhe me gjasë e votuar vetëm nga socialistët, njësoj si ajo e fundit.

E ftuar në Ditarin e mbrëmjes, ish deputetja e PD, Dhurata Çupi shprehet se opozita e sheh me shqetësim këtë propozim të mazhorancës.