Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shqipëria me sytë nga sfida e 14 tetorit me Lituaninë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 17:10 | Futboll
Shqipëria me sytë nga sfida e 14 tetorit me Lituaninë

Pas barazimit zhgënjyes në Kazakistan, Shqipëria hedh sytë nga sfida e 14 tetorit në Lituani. Tashmë që Liga e Kombeve ka arritur në gjysmën e rrugës, ndeshja në Vilnius do të jetë edhe udhëkryqi i edicionit.

Me një fitore, kuqezinjtë jo vetëm që do të hakmerreshin për humbjen e përpara një muaji, por do të ngjiteshin në kuotën e 7 pikëve, duke konsoliduar pozitat në grupin 4 të Ligës C.

“Duhet të kishim shënuar ndaj Kazakistanit. Doja dhe ne u futëm në fushë të merrnim tre pikët, sepse ishim më mirë, luajtëm më mirë”, u shpreh Trashi.

“Unë kam shumë besim te grupi ynë i ri, është atmosferë shumë e mirë, ka shumë kualitet në skuadër. Do marrim maksimumin dhe shpresoj të dalim të parët në grup për të arritur objektivat tona”, tha Taulant Seferi.

Përpara nisjes drejt Lituanisë, Kombëtarja vijoi përgatitjet në Kazakistan. Trajneri Edy Reja la pushim të gjithë futbollistët që luajtën titullar, ndërsa shqetësimi i vetëm është gjendja e Amir Abrashit.

Mesfushori u zëvendësua pas lëndimit në kavilje dhe mbetet në dyshim për ndeshjen e radhës. Për transfertën në Lituani, kuqezinjtë do të përballen edhe me masat e forta shtrënguese, të diktuara prej situatës pandemike.

Një pjesë e madhe e delegacionit të Shqipërisë do të detyrohet të kthehet në vend, ndërsa në Vilnius do të jenë të pranishëm vetëm futbollistët, stafi teknik dhe personeli i nevojshëm për organizimin e ndeshjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë