Shqipëria me ‘vonesë’, Gjipali: Tryeza pak shanse këtë vit, mund të ndahemi nga RMV

Vullnet i mirë dhe fjalë shumë, por pak rezultate. Shqipëria po i bën ngadalë detyrat e shtëpisë të caktuara nga Këshilli Europian më 25 mars kur u zyrtarizua vendimi për hapjen e negociatave me Brukselin.

Kjo, sipas ekspertit të çështjeve të integrimit, Gledis Gjipali, nga “European Movement Albania” do të përkthehet në minimizim shansesh për një tryezë ndërqeveritare brenda këtij viti.