Shqipëria merr 5 talente nga Shkëndija

Talente të rinj, për të vijuar rrugën e përfaqësimit të shqiptarëve kudo që ndodhen. Alternativa cilësore dhe yje të perspektivës për Kombëtaren kuqezi, me shqiptarët e Maqedonisë, që tashmë janë kthyer në fokusin kryesor.

Kjo u konfirmua nga trajneri Nevil Dede, që për grumbullimin stërvitor ka përzgjedhur pesë lojtarë nga Shkëndija e Tetovës. Një mënyrë për të afruar më të mirët dhe për të mos humbur më lojtarë, si ka ndodhur me Enis Bardhin apo Musliun, Hasanin e Alioskin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN