Shqipëria në 4 rajone, Meta ende pa dekret aprovues, politika vijon përplasjet

Institucioni i Presidencës po shqyrton ligjin e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në 29 korrik, për ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone, por deri më tani nuk ka vendim për dekret aprovues.

E ndërsa Ilir Meta ka kohë deri në 24 gusht për t’u shprehur, qeveria dhe opozita vijon debatin për këtë ligj.

Se cilat do te jenë rajonet, mbetet ende për t’u përcaktuar me vendim qeverie, por ky ligj, sjell edhe një herë përplasjet në argumente, nëse ishte apo jo efektive ndarja e re territoriale, e miratuar pa dakordësinë e opozitës.