Shqipëria në 4 rajone, Meta: Qeveria kërkon t’i marrë pushtetin bashkive

Presidenti Meta iu rikthye edhe një herë ligjit “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, duke shpjeguar se nuk mendon që ky ligj të jetë pjesë e legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

“Qëllimi i qeverisë përmes këtij ligji është përqendrimi dhe kontrolli i pushtetit vendor nga aparati i Këshillit të Ministrave, ndërkohë që pushteti vendor sipas Kushtetutës duhet të funksionojë i decentralizuar dhe autonom në veprimtarinë e tij (neni 13 i Kushtetutës).

Këshillit të Ministrave përmes këtij ligji i jepet autoritet që të vendosë se cilat do të jenë 4 (katër) rajonet e zhvillimit dhe kufijtë e tyre. Por e drejta për të vendosur mbi kufijtë e njësive administrative territoriale i takon vetëm Kuvendit të Shqipërisë, i cili mund ta bëjë këtë vetëm mbi bazën e asaj që përcakton Kushtetuta.