Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shqipëria në "Immediate Response ‘19", A2 CNN ndjek stërvitjen e NATO-s në Kroaci

Nga A2 CNN
28 Maj 2019, 18:02 | Aktualitet

Ushtritë e vendeve anëtare i janë përgjigjur në kohë urgjente thirrjes së NATO-s për t’u grumbulluar në Kroaci.  Kufijtë ndërshtetërorë janë kaluar pa asnjë problem.

Autokolonat ushtarake nga të paktën 15 shtete të ndryshme kanë kaluar në pikë kalime kufitare me mjete të fortifikuara dhe armatim të rëndë.  Gjithë kjo, falë mirë koordinimit dhe marrëveshjeve të nënshkruara mes anëtarëve të Aleancës. 

Urdhri është i qartë dhe i prerë. Pasi të grumbullohen në Kroaci, batalioni shumëkombësh do të udhëtojë si një i vetëm drejt Hungarisë. Para nisjes, merren porositë e fundit operacionale, nga distanca e mjeteve në autokolonë, shpejtësia e lëvizjes, veprimet në rast sulmi e deri tek situatat nëse dëmtohen pajisjet e komunikimit. 

Batalioni shumëkombësh nis marshimin drejt shesh betejës.  Në të vërtetë nuk jemi në situatë lufte, por në përgatitjet e fundit të stërvitjes së NATO-s, “Immediate Response '19”, “Reagim i menjëhershëm '19”.

Por cili është roli i ushtrisë shqiptare në këtë organizim?

Hekuran Budani

Shqipëria përfaqësohet në “Immediate response 19” nga një togë e policisë ushtarake dhe një togë nga batalioni i dytë i këmbësorisë, forcat tokësore. Për toger Hekuran Budani, ushtarakët shqiptar janë të motivuar. “Para dy javësh fatkeqësish patëm dy dëshmorë në Letoni, kjo na shtyn të përgatitemi maksimalisht në këtë stërvitje”, thotë ai.

Por veç flamurit kuqezi në këtë stërvitje valëvitet edhe ai i Kosovës. Ndonëse jo shtet anëtarë, ushtria kosovarë është ftuar prej vendeve aleate dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Bardhyl Dugolli

Kjo stërvitje është shumë e rëndësishme për ne, se këtu po bëjmë integrimin e trupave, por akoma më e rëndësishme është eksperienca që shpërndajmë me njeri tjetrin”, deklaron Bardhyl Dugolli, përfaqësues i forcave kosovare.  

Pjesëmarrja në stërvitje konsiderohet domethënëse për ushtrinë amerikane.“Është shumë e rëndësishme për ushtrinë amerikane në Evropë që të marrim pjesë në këto stërvitje, për të siguruar aleatët tanë që ne jemi këtu përkrah tyre, dhe të eliminojmë mundësinë e çdo agresioni të mundshëm, nga kushdo që mund të rrezikojë stabilitetin e rajonit”, thotë majori i ushtrisë amerikane, Paul Bell.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani