Shqipëria në izolim, Berisha në A2: Po mbillet masivisht kanabis

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një intervistë në Ditarin e A2, se në këtë periudhë izolimi thuajse total të vendit për frenimin e pandemisë së koronavirusit, në disa zona është mbjellë masivisht kanabis. “E vërteta është se pandemia u shfrytëzua për mbjellje masive të kanabisit në të katër anët e vendit. U shfrytëzua për tendera sekretë të denoncuar nga organizata serioze, mbi 20 tendera sekretë për të vjedhur në mënyrë të fshehtë. Kruja, Tepelena, Këlcyra, Përmeti, Dukagjini, Skrapari, Berati, janë mbushur si asnjëherë tjetër me kanabis. Ky do të jetë viti kulmor i kanabisit”, tha Berisha.