Shqipëria në karantinë, nënkryetari i bashkisë së Durrësit: Izolimi ka funksionuar

Nga 174 persona të prekur me koronavirus në të gjithë vendin, 10 të prekur janë në qytetin e Durrësit. Në një lidhje me “Skype” në “Dita Jonë”, nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, foli për situatën nga pandemia në qytetin bregdetar. Tahiri u shpreh se është bërë një punë mjaft e mirë me personat, të cilët kanë ardhur nga Italia që prej kohës kur në shtetin fqinj shpërtheu koronavirusi. Ai thekson se pritej që numri i të prekurve të ishte më i lartë, duke qenë se janë kthyer me mijëra qytetarë nga Italia. Për këtë, Tahiri falënderon personat që janë kthyer nga vendi fqinj dhe kanë zbatuar karantinën.