Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shqipëria, në prag të epidemisë së gripit

Nga A2 CNN
16 Janar 2019, 21:09 | Sociale
Shqipëria, në prag të epidemisë së gripit

Mbi 200 persona, kryesisht në orët e mbrëmjes, kërkojnë ndihmën e mjekëve në urgjencat e qendrës spitalore. Fëmijët dhe të moshuarit janë pacientët më të shpeshtë.

Mjekët thonë se fillimi i shkurtit do të shënojë kulmin e epidemisë së gripit. Në qendrat shëndetësore, prej një muaji ka nisur vaksinimi falas për kategoritë në risk. Të moshuarit janë më të interesuar për kryerjen e injeksionit.

Por a bën efekt kryerja e vaksinës në këtë periudhë që gripi është në qarkullim?

“Ende kemi kohë të vaksinohemi dhe i këshilloj të vaksinohemi, edhe nëse nuk të mbron 100%, personat që preken nga virusi i gripit e kalojnë atë shumë më lehtë”

Pëllumb Pipero, mjek infeksionist

Rreth 100 mijë vaksina janë shpërndarë në qendrat shëndetësore dhe kryhen falas për fëmijët, të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Injeksioni nuk jep ndërlikime, por as imunitet të plotë ndaj gripit. Epidemia e gripit në vitin 2017 ka shkaktuar edhe humbje jetësh.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani