Shqipëria po plaket, shtesa natyrore bie në nivelin më të ulët historik

Shtesa natyrore e popullsisë arriti vitin e kaluar në nivelin më të ulët historik. Me vdekjet që arritën në nivele rekord, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë Covid-19 dhe tendencën rënëse të lindshmërisë, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, shtesa natyrore u regjistrua në vetëm 470 persona.