Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shqipëria, potencial për energjinë, investitorët e huaj: Shfrytëzoni pasuritë e nëntokës

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 16:52 | Ekonomi
Shqipëria, potencial për energjinë, investitorët e huaj:

Në mesin e një krize energjetike që ka përfshirë globin, Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit në tërësi kanë potencial të konsiderueshëm për të prodhuar energji elektrike, duke shfrytëzuar nëntokën.

I dërguari i Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë Martin Vickers, i pranishëm në Forumin Rajonal për Resurset natyrore shpjegoi se investitorët e huaj mbeten të interesuar për të investuar në këtë drejtim.

Qeveritë e Ballkanit Perëndimor kanë objektiv adresimin e nevojave për energji duke synuar  diversifikimin dhe eksplorimin e teknologjive të reja mund të kthehen objektivat në realitet.

Sektori mineral nuk mund të shihet vetëm si një aktor në një agjendë por mund të shihet si një biznes i vjetër. Sektori i mineraleve është thelbësor për të garantuar një të  ardhme sa më të qëndrueshme dhe më pak invazive.

Ndërkaq zv.ministri i Energjetikes, Ilir Bejtja apeloi bizneset që të investojnë në energjinë e rinovueshme, si një formë e diversifikimit të prodhimit të energjisë, aq shumë i nevojshëm në këtë moment krize globale.

I dërguari i Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë, Martin Vickers duke garantuar mbështetjen për Shqipërinë në drejtim të tërheqjes së investimeve të reja, kërkoi eliminimin e problematikave që hasin investitorët e huaj në vendin tonë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli