Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shqiptarët e bllokuar në kufi, Skëndaj: Asnjë azilkërkuesi s''mund t’i kufizohet e drejta e lëvizjes

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 10:27 | Aktualitet

Erida Skëndaj, nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, foli në A2 mbi situatën e krijuar në kufirin me Greqinë, ku prej ditësh po qëndrojnë të bllokuar emigrantë shqiptarë, që duan të kthehen në atdhe. Skëndaj theksoi se edhe azilkërkuesve nuk mund t’u kufizosh të drejtën e lëvizjes. Kjo është në shkelje të lirive, tha Skëndaj. “Konventa evropiane parashikon kufizime edhe sa i takon edhe lirisë së lëvizjes, por problemi i krijuar më shtetasit shqiptar kërkon një interpretim më të gjerë. Në radhë ta parë, nuk ka asnjë siguri që këta shtetas janë mbartës të virusit. Së dyti, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, këto kufizime nuk duhet të prekin thelbin e lirive dhe të drejtave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli