Shqiptarët, me pagat më të ulëta në Europë

1 Maji njihet në të gjithë botën si Dita e Punëtorëve. Kjo datë, këtë vit i gjen shqiptarët me pagat më të ulëta në Europë e me kushte pune të vështira në shumë sektorë.

Paga minimale vlerësohet në 213 euro. Ne lëmë pas vetëm Kosovën, që ka një pagë minimale 170 euro. Sipas të dhënave të Institutit Europian të Statistikave, shqiptarët punojnë mesatarisht 200 orë në vit më shumë se europianët, ndërsa ka një informalitet në tregun e punës prej rreth 36%, çka nënkupton se mbi një në tre punonjësi ose nuk i paguhen sigurimet, ose i deklarohet paga më e ulët sesa ajo reale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN