Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shqiptarët në Siri, A2 publikon listën e personave në Al Hawl

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 10:16 | Aktualitet

A2 solli për herë të parë dëshmitë e grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hawl në Siri, ku qëndrojnë familjarët e luftëtarëve të ISIS të vrarë në luftime ose të zënë rob. Nga informacionet që mblodhëm, më shumë se 80 shqiptarë vazhdojnë të qëndrojnë në atë kamp, shumica e të cilëve janë fëmijë. Pas transmetimit të dëshmive që sollën Jul Kasapi dhe Endrit Myftari ishin të shumtë familjarët e personave që ndodhen në ato kampe. Me qindra SMS, telefonata, foto dhe video kanë mbërritur në redaksinë tonë. Shumë prej tyre ne i transmetuam, ndërkohë që shumë të tjera janë ende të pazbuluara. Në këtë emision, sjellim fakte që përveç informacionit që mund të japim për familjarët, ndoshta më shumë mund t’i shërbejnë vetë shtetit. Janë pikërisht listat emërore të personave shqiptarë dhe jo vetëm, që ndodhen në këtë kamp. Janë të shkuara me shkrim dore dhe janë shkruar pikërisht nga gratë e kampit. Shumë prej tyre kanë marrë në mbrojtje jo vetëm fëmijët e tyre, por edhe fëmijë të tjerë që kanë mbetur jetimë, pas sulmeve që kanë marrë jetën e prindërve. Të ftuar: Jul Kasapi, gazetar, A2; Gjergji Vurmo, drejtor programesh në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani