Shqiptarët nuk besojnë te siguria e ushqimeve. Tregtarët: Malli i pastër

Edhe pse në terren shtohen kontrollet, duket se shqiptarët ende nuk besojnë tek siguria e ushqimeve. Në fakt, mjafton një vëzhgim i shkurtër te Pazari i Ri, për të vërejtur kontraste të theksuara.

Një ambient i pastër ndihmon në përmirësimin e imazhit, ndërsa pamje si këto sigurisht e thyejnë disi besimin. Tregu ofron çdo ditë mjaltë, mish, ullinj, peshk me kuintalë apo dhjetëra produkte të tjera. “Nuk ka kontroll, nuk ka siguri, ne i marrim me sy mbyll”, thonë qytetarët.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN