Shqiptarët, politika dhe zgjedhjet

Sonte në “Absolut 4” do të flasim për procesin zgjedhor të 25 prillit, i cili, në nisje të tij, është dominuar nga kujtesat e Ambasadores Yuri Kim se shqiptarët meritojnë lista të pastra. Se për kë bien këto kambana, nuk është vështirë të kuptohet. Në Kuvendin e Shqipërisë kanë gjetur fole shumë personazhe që i janë afruar politikës, fillimisht si të përdorur të saj, e që më pas kanë ditur ta zotërojnë, përdorin dhe përdhosin edhe tempullin e demokracisë. Situata është alarmuese, por në vend nuk duket se ka burra që t’i dalin zot ofertës njerëzore që ofrojnë si përfaqësues. Ndaj, po dëgjojmë zërin e qartë të një gruaje si zonja Kim, që duket se nuk heq dorë lehtë nga misioni i Departamentit të Shtetit për një shqipëri të çliruar nga krimi dhe korrupsioni. Sonte do të flasim për këtë betejë për Kuvendin e Shqipërisë dhe do t’ju sjellim detaje të rëndësishme mbi procesin zgjedhor.
Me ne do të jenë gazetari Mentor Kikia, analistët Afrim Krasniqi dhe Lutfi Dervishi, gazetari Ervin Koçi i A2 CNN dhe në fund Bojken Abazi, i cili po mbledh firma për të garuar në Tiranë.