Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shtatë vite mbrapa, familjet në rrethe më të varfra se Tirana e vitit 2014

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 16:40 | Ekonomi
Shtatë vite mbrapa, familjet në rrethe më të varfra se

Tirana dhe pjesa tjetër e vendit janë dy botë krejtësisht të ndryshme. Dallohen shumë qartë. Këtë e vërteton edhe anketa e buxhetit të familjes, ku shpenzimet mujore familjare për vitin 2021 në qarqet e tjera janë më të ulëta se konsumi i familjeve kryeqytetase 7 vite më parë.

Në rang vendi, që prej vitit 2014, totali i shpenzimeve për konsum për familje është rritur me 16 mijë lekë, ndërsa në Tiranë familjet shpenzojnë17 mijë lekë më shumë në muaj.

Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli rendit disa prej arsyeve sepse ekziston një hendek kaq i madh mes kryeqytetit dhe rretheve.

Pasojë e pashmangshme e të ardhurave të ulëta është emigracioni. Ekspertët këmbëngulin se fondet duhen shpërndarë përtej Tiranës dhe banorët e këtyre zonave të kenë më shumë para në duar që të arrijnë të krijojnë lidhje të qëndrueshme me qytetet e tyre.

Qarku i Lezhës, ndryshe nga qarqet e tjera, ka pësuar një rënie të lehtë të shpenzimeve për familje krahasuar me 7 vite më parë. S

Ndërsa shpenzimet mesatare mujore për familje në Shqipëri llogariten 84,548 lekë/muaj, në qarqet më të varfra si Kukësi, Dibra dhe Elbasani kjo shifër nuk kalon mbi 75 mijë lekë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani