Shtëpia e Bardhë po mendon të shpërndajë Task Forcën kundër koronavirusit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump konfirmoi se Task Forca kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë nuk do të jetë më funksionale ndërsa zv/presidenti Mike Pence përforcoi më tej idenë duke thënë se ajo mund të shpërndahet brenda disa javësh. “Ne duam ta rikthejmë vendin tonë aty ku ishte”, deklaroi presidenti Trump gjatë vizitës që zhvilloi në një fabrikë që prodhonte maska në Arizona. Mjekët prej kohësh i kanë dëgjuar reagimet e presidentit Trump, dhe kanë paralajmëruar se një rihapje shumë e shpejtë e të gjitha bizneseve do ta përkeqësonte situatën.