Shtetrrethimi në Bagdad, zi për 20 vjeçarin, ikonë e protestave anti-qeveritare

Mazen qan për vëllain e tij të vogël, Murtada al-Muhammadaei, vetëm 20 vjeç. Zërat e dhimbjes së atyre që e donin janë mbytur nga himnet e zisë, për të larguarit.
“Ai do të jetojë si hero, ai është hero”, thotë Hayat Naser, nëna e viktimës. Nënae Murtadës betohet, fytyra e saj është e mbuluar ashtu siç tradita e kërkon për ata që vajtojnë. Ajo ka qarë aq shumë, sa nuk i kanë mbetur më lot. “Ai është shoku im, nuk është thjesht djali, është miku im”, thotë.
Ishte dita e parë e demonstratave. Ashtu si mijëra të tjerë, edhe Mazen ishte ushqyer me status-kuonë. Niveli I korrupsionit, mungesa e shërbimeve bazë, papunësia, kryesisht tek brezi I ri. Përgjigja ishte e shpejtë dhe brutale, e papritur. Murtada u qëllua, drejt e në kraharor. Murtada ndërroi jetë këtu, në rrugë.
Por ai do të mbahet mend për buzëqeshjen e tij, për dashurinë për jetën. Murtada studionte për shkenca politike, ëndërronte të ishte oficer i ushtrisë së Irakut, t’i shërbente vendit të tij, por vendi i tij nuk i dha kurrë një shans.
Ditën tjetër, miqtë dhe të huaj, protestuan për të. “Kur një vdes, 100 zërat tanë do të mbeten” brohorisnin ata. Është detyra, thotë kushëriri i tij Kasemi, të rikthehemi atje ku ai ra.
“I dëgjoni të shtënat? Për çfarë do të dilja tjetër përveçse të mbroja të drejtat e mia? Kam parë tre vetë të vriten këtu” thotë Kasemi. Ai thotë se janë të gjithë studentë në universitet dhe punojnë, duke u përpjekur mes punës dhe studimeve.
Premtimet e qeverisë për reforma thonë shumë pak për ata që kanë dalë këtu, që betohen se nuk do të pajtohen më me fjalë boshe. Nëna e Murtadës thotë se do të vazhdojë punën e lënë në mes nga djali i saj: “Djemtë e mi do dalin të gjithë në rrugë, unë do të dal, do jem nëna e një martiri dhe do mbledh gjithë nënat e tjera”. Ata vodhën zërin e djalit të saj, ndaj tani ata që e deshën, do përdorin zërin e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2