Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shtohen aksidentet përgjatë 2021, Shqipëria vendi me numrin më të lartë në rajon

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 12:08 | Kronikë
Shtohen aksidentet përgjatë 2021, Shqipëria vendi me numrin

Në Shqipëri, aksidentet rrugore janë shkaku i tretë i fataliteteve pas vdekjeve natyrale dhe atyre me diagnoza të panjohura. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, fatalitetet si pasojë e aksidenteve rrugore përbëjnë më shumës e 1 për qind të totalit të vdekjeve të raportuara. Ndonëse shifrat u ulën gjatë vitit të shkuar, kjo edhe si pasojë e masave kufizuese, 5-mujori i parë i këtij viti shënoi një rrije të ndjeshme të aksidenteve.

Sipas INSTAT, në harkun janar – maj ndodhën 547 aksidente rrugore nga 390 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritje të ndjeshme pësoi edhe numri i fataliteteve. Në 5-mujorin e parë humbën jetën 90 persona nga 58 në të njëjtën periudhë të vitit 2020. Ardhja e verës dhe shtimi i fluksit të qarkullimit në rrugët e vendit pritet të rrisë edhe më tej shifrat e aksidenteve rrugore. Këtë e konfirmon edhe trendi i muajit qershor, ku teksa muaji ende nuk është mbyllur, shifrat janë në nivele më të larta krahasuar me vitin e shkuar.

Gjatë vitit 2020, në tre muajt e verës ndodhën 375 aksidente rrugore në të cilat humbën jetën 56 persona. Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore krahasuar me shtete e tjera të rajonit.

 Po ashtu, vendi klasifikohet te grupi i shteteve me numrin më të lartë të fataliteteve krahasuar me Bashkimin Europian. Në vitin 2019, Shqipëria pati 79,5 vdekje për 1 milionë banorë, krahasuar me 50,9 në Bashkimin Europian. Në 6 muajt e parë të këtij viti, 2 familje me 8 anëtarë janë shuar tërësisht. Pas aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit në janar të këtij viti ku mbetën të vdekur katër çifti i bashkëshortëve nga Kosova, vajza 6 vjeçe dhe djali 11 vjeç. Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në aksin Fier-Florë, në vendin e quajtur “Kripa”. Përplasja e fortë rezultoi fatale për dy prindërit dhe vajzat e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë