Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shtrenjtimi i qumështit dhe bulmetit, kriza e çmimeve po redukton sasinë e prodhimit të produkteve

Nga A2 CNN
8 Gusht 2022, 15:22 | Aktualitet
Shtrenjtimi i qumështit dhe bulmetit, kriza e çmimeve po redukton

Prej 1 gushtit, çmimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij kanë pësuar një rritje me afro 20% të çmimit. Të cilësuara si produkte të nevojshme ditore, për konsumatorët po bëhet e vështirë blerja e tyre.

Në valën e rritjes së vazhdueshme të çmimet, qytetarët po ulin konsumin.

Po përse pati një shtrenjtim të qumështit dhe nënprodukteve në treg?

Vështirësitë që po has sektori i përpunimit të qumështit si dhe ai i blegtorisë në tërësi, kanë bërë që rezervat ushqimore të boshatisen.

Subvencionimi i blegtorëve për litër qumësht dhe ulja e TVSH-së në shitje deri në 6%, shihet si një rrugë e mesme shpëtimi për sektorin. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë